Kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli, kur gjyqtari nxori jashtë fushe një nga
djemtë, përgjegjës për topat mbas njerës nga dy portat. Fjala është për
ndeshjen që do të përçaktonte ekipin kampion të Afrikës së Jugut, mes Kajzer
Çifsit dhe Kejptaunit që pati një finish dramatik, pasi një nga dy ekipet në
fushë krijoi një shans të shkëlqyer për të shënuar gol. Topi kaloi para portës,
por nuk doli jashtë fushe, kurse djaloshi i ri nuk e vuri re se topi ndodhej ende
në fushë dhe futi në lojë një top të ri.
Aksioni, në fakt, vazhdoi, por gjyqtari konsideroi se ky djalosh donte që të ndihmonte ekipin që po mbrohej, pra që ta prishte sulmin e ekipit që po sulmonte, duke reaguar menjëherë dhe duke i
treguar atij me gisht rrugën për te tribuna. Të gjithë të pranishmit u habitën
nga ky gjest i i gjyqtarit, kurse po aq i habitur mbeti edhe vetë djaloshi, por,
sidoqoftë, ai mund të ngushëllohet se hyri në historinë e futbollit.