Një “El Klasiko” është shumë emocional edhe për ata njerëz që e ndjekin futbollin thjesht për qejf. Imagjino sesi mund të jetë për ata shumë më tepër të përfshirë si familjarët e futbollistëve. Kamerat dhe aparatet fotografikë fiksuan edhe pjesëtarin më seksi të familjes Pike, në stadiumin “Kamp Nou”. Shakira, e shoqja e Gerard Pikesë, i ndoqi si në ethe 90 minutat e përballjes Barça-Real. Vuajti jo pak në pjesën e parë, shpërtheu në gëzim kur Suarez shënoi, ndërsa u dëshpërua nga rastet e humbura prej Mesit dhe Nejmarit. Barazimi i Sergio Ramosit ishte një goditje e rëndë, siç e tregon edhe fotoja. Natyrisht, këngëtarja kolumbiane u mërzit edhe për mossuksesin e katalanasve, por edhe për njeriun e saj, Gerard Pikenë.