Tifozët e zemëruar të Hajdukut  hedhin në fushë pishtarë të ndezur!

“Sapo të dilni nga stadiumi, do t’ju rrahim! “Luani futboll pi…!”, “Si nuk keni turp”, “Hiqini bluzat!”… ishin disa nga thirrjet e tifozëve të zemëruar dhe të nxehur shumë me lojtarët e vet, pasi ata humbën 2-3 në ndeshjen e fundit, të luajtur në stadiumin e vet, “Poljud”, nga ekipi i vendit të fundit, Rudesh. Që shoku ose goditja të ishte më e madhe për tifozët e Hajdukut, shërbeu fakti se ky i fundit udhëhiqte 2-0 në pjesën e parë dhe ekipi kundërshtar, duke e përmbysur rezultatin, shënoi plot tre gola vetëm në pjesën e dytë të portës së ekipit të Splitit.

Ajo që po ndodhte në fushë, i zemëroi kaq shumë tifozët e Hajdukut që njihen ndryshe si “Torcida”, saqë ata filluan të hedhin në fushë pishtarë të ndezur, ndenjëse dhe sende të ndryshme të forta e të buta. C’është e vërteta, tifozët e Hajdukut ishin të zemëruar me lojtarët e vet edhe pa filluar ndeshja dhe shumë nga parrullat e mësipërme ata i hodhën atëkohë.

Sfidanti.al