Argjentina humbet shërbimin e Mauro Ikardit për ndeshjet miqësore që do të luajë pas disa ditësh me rusinë dhe Nigerinë në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e Rusisë të vitit të ardhshëm. Sulmuesi i intert pëesoi një dëmtim në gju në përfundim të ndeshjes të së dielës ndaj Torinos duke e shtyrë trajnerin Sampaoli që të marrë vendimin për të mos e përfshirë Ikardin në skuadër për këto ndeshje të radhës, lajm që u konfirmua nga Federata Argjentinase e Futbollit nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ndërkaq, Interi nga ana e tij bën të ditur se edhe dy futbollistë të tjerë nuk do t’u bashkohen përfaqësueseve respektive për probleme fizike dhe bëhet fjalë për italianin Andrea Pinamonti dhe argjentinasin Kolidio, të cilët ashru si dhe Ikardi në ditët e ardhshme do të kryejnë ekzaminime të tjera mjekësore.
sfidanti.al