NBA, Harden shënon 56 pikë, Hjuston ‘fundos’ Jutah Xhaz

Ne fillim Lebron Xhejms dhe tani Xhejms Harden. Janë këta dy baskebollistë që kanë kaluar kuotën e 50 pikëve për momentin në këtë sezon të NBA. 56 pikë ishte shifra e saktë që Harden shënoi në ndeshjen e radhës së Hjuston Rokets me Jutah Xhaz, sfidë të cilën teksanët e fituan bindshëm 137-110. Në ‘Toyota Center’,  Hjuston ishte dominuese ndaj skuadrës kundërshtare në parket duke regjistruar fitoren e 8 të saj sezonale.

Klivlend vazhdon të notojë në ujëra shumë të turbullta në këtë sezon. Nënkampionët e NBA humbën edhe ndaj Atlantës e renditur në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes e për më tepër kjo disfatë erdhi pikërisht në Ohio, në ‘Quicken Loans Arena’. 115-117 ishte rezultati i kësaj ndeshjeje në favor të Houks për të cilën spikati Denis Shrëder me 28 pikë, ndërkohë që për Kavaliers Lebron Xhejms e mbylli ndeshjen me 26 pikë e 13 pasime por që nuk i shërbyen aspak kësaj skuadre

San Antonio mori një fitore me vlera ndaj Finiks Sans me rezultatin 112-95. ishte një sukses që kishte një domëthënie të madhe për trajnerin e skuadrës teksane, Greg Popoviç i cili arriti në kuotën e 1156 fitoreve në karrierë si trajner duke kaluar një legjendë si Fil Xhekson.

sfidanti.al