Patris Evra i ka bërë të gjithë armiq. Tani edhe tifozët e Olimpikut të Marsejës janë ngritur kundër tij. Edhe pse mbrojtësi nuk ishte i pranishëm për shkak stë pezullimit, të pranishmit në stadiumin Velodrom e kishin një fjalë për t’i thënë. nëpërmjet një parrulle ata madje ‘i uruan’ edhe vajtjen në djall futbollistit.
‘Mendove se qëndroje mbi Marsejën dhe tifozët e saj. Nuk duam që të veshësh më fanelën me ngjyrat e kësaj skuadre. Evra, shkofsh në djall-shkruhej në parrullën e përgatitur nga tifozët për mbrojtësin francez.
Evra ditën e enjtë u bë protagonisti i një ngjarjeje të turpshme teksa gjuajti me shkelm në fytyrë me një goditje të stilit Kung-fu një prej tifozëve të Olimpikut të marsejës pak minuta para fillimit të ndeshjes me Vitoria Gimaraesh ne Europa League. Klubi i mori masat e para ndaj tij duke e pezulluar, ndërkohë që në 10 nëntor edhe UEFA pritet ta ndëshkojë rëndë futbollistin.
sfidanti.al