Vinçenco Montela mund të marrë frymë lirisht për ca kohë në stolin e Milanit. Skuadra e tij e theu mallkimin Sasuolo duke fituar këtë ndeshje nga e cila varej shuimë fati i trajnerit italian, me rezultatin 2-0 pas golave të Romanjolit dhe Susos. Tashmë Milani është në vendin e 7 në klasifikim por gjithsesi Montela do të jetë ende në provë dhe sfida me Napolin do të jetë testi i fortë për të. Gjithsesi italiani preferoi që të flasë shumë për sfidën me emilianët duke theksuar se skuadra e tij mori një fitore të merituar
‘Në fillim e lejuam Sasuolon të krijonte një rast shënimi duke e humbur pak sigurinë në lojë-tha Montella-nëatë moment skuadra nuk më pëlqeu, por me kalimin e kohës filluam të bënim lojën tonë dhe mendoj se në fund fitorja ishte mëse e merituar. U lamë shumë pak hapësira kundërshtarëve tanë. por duhet të përmirësohemi ende për t’iu afruar skuadrave që janë përpara nesh’.
sfidanti.al