Sulmi i parë, 45 sekonda, gol dhe fitore për Alaveshin

Alaveshi arriti fitoren e dytë në Primera, gjatë këtij sezoni dhe deri tek ajo arriti me një gol të shënuar në sekondën e 45-të minutës së parë të ndeshjes që doli se ishte i mjaftueshëm për fitoren ndaj Espanjolit. Mbas një rrëmuje para portës së Espanjollit, topi erdhi te Kristian Santoshi që, me një goditje të shkëlqyer fluturimthi, e dërgoi atë në rrjetën e portës kundërshtare.

Interesant është fakti se është, pikërisht, Espanjoli që ka pësuar golin më të shpejtë në Primera, më 2008, dhe atë e ka shënuar Hozeba Lorenta, me bluzën e Valadolidit, vetëm shtatë sekonda mbas fillimit të ndeshjes!

Sfidanti.al