Biliçi pajtohet më fatin: “Tani, asgjë nuk varet më nga unë”

Mijëra tifozë të Uest Hemit e braktisën stadiumin pa mbaruar ndeshja me Liverpulin që fitoi me rezultatin e thellë 4-1, kështu që trajneri i “çekiçëve”, kroati Sllaven Biliç, duket se është pajtuar me fatin e tij dhe pret vendimin përfundimtar të klubit. “Presioni është rritur mbas çdo ndeshjeje dhe, tani, ai është bërë shumë i madh. Situata është shumë e vështirë. Do të pres se çfarë do të vendos klubi, pasi ai është më i rëndësishmi sesa çdokush tjetër”, deklaroi Biliçi mbas humbjes së thellë nga Liverpuli, duke shtuar: “Nuk mund të them asnjë fjalë negative për pronarët e klubit. Ata më kanë mbështetur mua gjatë të gjithë kohës, por, po u përsëris se situata ëshë shmë e rëndë. Sigurisht që unë kam besim te vetvetja, por, tani, asgjë nuk varet nga unë”, tha ai.

Uest Hemi ka vetëm një pikë më shumë se ekipet e tjerë që ndodhen në zonën, nga ku bihet në ligën e dytë, dhe ai ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, të zhvilluara në fushën e vet.

Sfidanti.a;