Do të donin që skuadra e tyre të shkëlqente si atëherë. Anglia ka qenë dikur tmerri i Francës, dhe historia është në favor të shpikësve të futbollit, diçka që tifozët ishullorë do të donin të përsëritej. Një sfidë e tillë është padyshim një klasike e futbollit europian dhe tillë do të jetë në Kupën e Botës në Katar, veçse jo për të gjithë përkrahësit e “tre luanëve” do të jetë e lehtë për ta ndjekur në stadium. Mediat britanike shkruajnë se në stadium për çerekfinalen e Botërorit do të jenë mbi 9 500 tifozë anglezë, veçse disa qindra prej tyre do të jenë të detyruar të paguajnë shuma të frikshme. Rreth 800 bileta kanë dalë në shitje për së dyti dhe çmimi i tyre në tregun e zi ka arritur në 10 000 paundë stërlina, apo rreth 11 500 euro.
Kjo është rreth 30 herë më lart sesa çmimi i tyre zyrtar. Besohet se të paktën 800 përkrahës të çmendur të Anglisë mund të jenë gati për t’i nxjerrë këto para nga llogaria e tyre bankare. Tifozët kanë besim tek suksesi i ekipit të zemrës, pavarësisht se Franca është kampione e botës dhe ka fituar 5 nga 7 përballjet e fundit me anglezët. Dy ekipet po i japin dorën e fundit përgatitjeve dhe anglezët tëlumtur që kapiteni Harri Kejn nuk ka probleme fizike. Nga ana tjetër, Kilian Mbape mungoi dje në stërvitje për Francën, por besohet se ylli kryesor i ekipit mund të jetë i gatshëm të shtunën në mbrëmje.
Sfidanti.al