“Juventusi mund të vdesë dhe të ringjallet përsëri”

Kështu thotë për “Zonjën e Vjetër” ministri italian i sportit, Andrea Abodi, që pyetet për torinezët. “Natyrisht nuk jam unë ai që duhet të them se cili është apo cili nuk është fajtor, – thotë ai, – gjithsesi, bukuria e sportit është që mund të vdesësh e mund të ringjallesh përsëri”. Abodi e ka fjalën për skandalin që po trondit Juventusin, që rrezikon ndoshta edhe përjashtimin nga kupat e Europës apo edhe nga Seria A, pas përgjimeve lidhur me “plusvalencat” dhe mashtrimet me bilancin financiar. “I ka ndodhur shumë skuadrave si Palermo apo Napoli, – vazhdon ministri, – por i ka ndodhur edhe vetë Juventusit në të kaluarën që ka zbritur në Serinë B”.

Sfidanti.al