E ardhmja e Theo Hernandez te Milan mbetet e pasigurt, me klubin që nuk e konsideron më pjesë të projektit teknik. Pas dështimit të transferimit të tij te Al Hilal, për shkak të refuzimit të lojtarit, Milan ka rifilluar bisedimet me Atletico Madrid. Megjithatë, negociatat me klubin spanjoll kanë ngecur për shkak të diferencës në vlerësimin e kartonit, pasi Milani kërkon 25 milionë euro, ndërsa Atletico ofron deri në 20. Agjenti i francezit, Manuel Garcia Quilon, është sërish në kontakt me drejtuesit e Atleticos për të gjetur një zgjidhje.
Klubi kuqezi nuk përjashton mundësinë e mosaktivizimit të lojtarit në ndeshjet miqësore verore si sinjal i qartë për largimin e tij. Theo e sheh vetëm Atleticon si destinacion të mundshëm, ndërsa Milan kërkon të shmangë largimin e tij me parametër zero vitin e ardhshëm. Rreziku i një përplasjeje mes palëve është i lartë, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fund të merkatos së verës.
sfidanti.al