Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyökeres, ka refuzuar transferimin te Manchester United, sipas asaj që raportohet nga “Record”. Përfaqësuesit e lojtarit e kanë informuar zyrtarisht klubin anglez se nuk është një opsion i tij transferimi në “Old Trafford”. Manchester United ishte gati të ofronte 60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse, mirëpo presidenti i Sporting u shpreh se nuk do të pranojë ofertë nën 100 milionë euro.
Gjithashtu, “Reuters” raporton se nuk ka pasur ofertë të formale për lojtarin. Pas këtij refuzimi, Manchester United po konsideron alternativa të tjera për përforcimin e sulmit. Gyökeres, me 97 gola në 102 ndeshje për Sporting, mbetet një objektiv i madh, por situata e tij tani duket e vështirë.