‘The day after KO’; Lotito tërbohet, Lazio drejt një grumbullimi të gjatë?

Claudio Lotito është tërbuar, ai që donte me forcë rikthimin e kampionatit me iluzionin e titullit kampion, tani gjendet përballë një skuadre të copëtuar fizikisht, psikologjikisht  në kufirin e një krize nervore dhe me kualifikimin në Champions ende për të siguruar.

Me të drejtë ai pretendon dhe dëshiron shpjegime për këtë gjendje. Post-sfida me Sassuolon është nga ato  ngjarje që lënë gjurmë dhe zbulojnë problemet e një Lazioje që përpara pandemisë shprehte futbollin më të bukur në Serie A. Përgatitja fizike është e gabuar, dëmtimet janë njëra pas tjetrës dhe rekuperimet të nxituara.

Përplasja verbale, e ashpër në kufijtë e sherrit mes Acerbit dhe drejtorit sanitary të klubit Ivo Pulcini që u mbyll në paqe, hapi një temë të fortë të lidhur me administrimin e dëmtimeve; te shumtë dhe të kuruar keq. Të përfshirë janë edhe disa fizioterapistë, njëri prej të cilëve përpara ndeshjes së fituar me Torinon pati një konfrontim me përgatitësin atletik Fabio Ripert edhe ky i përfunduar në bankën e të akuzuarve

Në mes të gjithë kësaj katrahure janë edhe futbollistët që përballen mes tyre me njëri-tjetrin për impenjimin e pamjaftueshëm dhe në këtë pikë krijohet hipoteza e një grumbullimi të gjatë të skuadrës që nga Udine që është sfida e së mërkurës për të vijuar me ndeshjen e Torinos me Juventusin të hënën në 20 korrik pa kaluar në Romë

Me pak fjalë, ky sezon nga triumfues rrezikon të mbyllet në mënyrë shumë të hidhur. Duhen edhe 5 pikë për të siguruar Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, por për të ardhmen duhet ndryshim në sjellje, lojtarë të rinj dhe korrektime urgjente të klubit. Përsa I përket të tashmes, mjafton dëshira për të mbrojtur një vend të dytë të nderuar që po rrezikohet shumë.

Sfidanti.al