Çelsit i duhet futbolli i Championsit për të marrë Kai Havercin!

Humbja e rëndë, 0-3, në fushën e Shefild Junajtidit tregoi se “kështjella” e Bluve të Londrës thuajse i ka themelet në rërë. Disfata e rëndë rikujtoi humbjet e thella me Mançester Junajtidin, që në javën e parë të sezonit të Premier Ligës, dhe humbjet në Londër ndaj Junajtidit e Liverpulit, më shumë sesa mund të kujtohet suksesi ndaj Mançester Sitit.

Frenk Lampardi mund të jetë një trajner tepër ambicioz, por ai e di se yjet nuk do të vijnë në “Stemford Brixh” nëse nuk do të ketë himn të Ligës së Kampionëve. Kjo vlen për Kai Havercin, dhe pak para bën nëse londinezët i kanë financat për të paguar klauzolën 90 milionë paundë stërlina (mbi 100 milionë euro), edhe pse me këste. Nëse Çelsi nuk shkon në Champions sezonin e ardhshëm, Haverci mund të zgjedhë Realin e Madridit dhe pse jo, edhe Liverpulin (apo Bajernin) nëse i mbushet mendja. Madje, duhet thënë se Lampardi u tregua i zoti që bindi Timo Vernerin që të bashkohej me ekipin e tij, ende pa filluar telashet e fundit të sezonit.

Sfidanti.al