Ten Hag mbron Onanën

Në prag të ndeshjes në “Saint James Park” kundër Neëcastle , trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, foli (dhe mbrojti) edhe një herë ish- portierin e Interit , Andre Onana , pas dy gabimeve të bëra në ndeshjen e Champions League kundër Galatasaray. “Nëse analizojmë me kujdes performancën e tij, kuptojmë se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika. Kur bëhet fjalë për ‘golat ​​e shmangur’ vetëm Thomas Kaminski i Lutonit deri më tani është më i mirë se ai”, tha strategu holandez. Megjithatë, sipas statistikave të OPTA , që nga sezoni 2018-2019 Onana ka qenë portieri, gabimet e e të cilit kanë sjell numrin më të madh të golave në favor të kundërshtarëve. 7 gabime në 44 ndeshje, shumë më tepër se Manuel Neuer (3 në 41 ndeshje) dhe Geronimo Rulli (3 në 12 ndeshje).

sfidanti.al