Telenovela Nejmar; futbollisti fshin nga rrjeti videon me të cilën u mbrojt nga akuzat

Sulmuesi brazilian Nejmar fshiu nga profili i tij në Instagram videon ku ai u mbrojt ndaj akuzave për përdhunimin e një vajze të re të cilën e takoi në Paris, një veprim ky që u bë pasi Policia kishte deklaruar se kishte hapur një hetim. Futbollisti i përfaqëuseses braziliane në videon e tij publikoi mesazhet që kishte shkëmbyer me vajzën që nga marsi deri në muajin maj së bashku me foto të dyshuara të saj në veshje intime dhe e e gjithë kjo ndodhi pasi ajo e denoncoi në një rajon policie në Sao Paulo.

Me mesazhin e tij, Nejmar deshi të tregojë se ai dhe vajza në 15 maj kur ajo pretendoi se e kishin përdhuniar, kishin kryer raporte normale seksuale. Në Brazil është krim të bësh, shpërndash, transmetosh, shesësh, publikosh imazhe ose video me përmbajtje seksuale në televizion apo rrjete sociale pa lejen e viktimës, një krim që dënohet me 1-5 vjet burg, periudhë që mund të rritet në rast se një person e ka bërë këtë veprim për hakmarrje apo poshtërim të viktimës pasi ka kryer raporte seksuale me të

Ndërkaq, paditësja e Nejmarit, identiteti i së cilës nuk është publikuar, ka reafur dhe ka dërguar në polici imazhe e dokumenta në cilësinë e provës për akuzën e saj ndaj nejmar. Sipas UOL Esporte, personat që kishin akses në këto imazhe kanë siguruar se në to futbollisti shfaqej duke u sjellë në mënyrë agresive përpara kryerjes se abuzimit seksual të supozuar.

Por jo vetëm kaq, një raport mjekësor tregon se vajza kishte hematoma në këmbë dhe të ndenjura, ndërkohë që shafqi edhe shenjat e stresit posttraumatik, probleme gastrike si dhe pati humbje të peshës. Janë këto të dhëna që i shtojnë telashet e Nejmar që tani do të duhet të paraqitet te Forcat e Rendit që kanë shkuar në qendrën stërvitore të Brazilit për të kryer hetimet e tyre.

sfidanti.al