Bajerni i Mynihut ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën e blerjes së Hames Rodrigez. Lajmi bëhet i ditur nga revista gjermane ‘Kicker’ në numrin e saj të kësaj të hëne. Hames Rodrigez u dha me huazim nga Reali i Madridt te Bajerni i Mynihut ku qëndroi për dy sezone dhe vlera e kartonit të tij ishte 42 milionë Euro. Skuadra bavareze kishte afat deri në 15 korrik për të bërë blerjen e kartonit të futbollistit
Presidenti i Bajernit, Uli Hënes deklaroi se fjalën e fundit për blerjen apo jo të Hames Rodrigez e ka trajneri Niko Kovac, ndërkohë që një tjetër personalitet me peshë te bavarezët, Karl Hainz Rumenige mohoi se Bajerni do të ushtronte të drejtën e blerjes së kolumbianit për ta shitur më pas kartonin e tij te një skuadër tjetër, pasi sipas tij Bajerni nuk trafikon njerëz
Hames në sezonin e tij të parë te Bajerni kur në stol ishte Jup Hejnkes pati një rol të rëndësishëm në skuadër, por në sezonin e dytë ky protagonizëm u reduktua ndjeshëm, pjesërisht për dëmtimet e tij muskulare e pjesërisht për faktin sepse nuk gjeti vend në skemat e trajnerit Niko Kovac.
sfidanti.al