Fitorja e Kaster Semenjas; Gjykata Federale në Zvicër pezullon normën e IAAF

Kaster Semenja fiton betejën e saj ligjore kundër IAAF për rregullin e vendosur nga kjo e fundit për marrjen e medikamenteve për uljen e nivelit te testosteronit, që u konfirmua edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nëse dëshironte të garonte me femrat në garat e distancave të mesme 400m-1000 milje. Atletja afrikano jugore apeloi në Gjykatën Federale Zvicerane me këtë të fundit që e pranoi këtë apel për të marrë vendimin për të pezulluar këtë normë të re të IAAF.

‘Gjykata kërkoi këtë të hënë që IAAF të pezullojë menjëherë aplikimin e këtij rregulli për Kaster Semenjan dhe ka afat deri në 25 qershor për t’u përgjigjur-shkruante në një postim në rrjetet sociale përfaqësuesi ligjor i atletes Greg Nott.

Ky vendim i Gjykatës Federale Zvicerane do të thotë se Semenja që nuk mori pjesë në Diamond League të Dohas dhe Stokholmit, do të mund të garojë në garën e 1500 m në Diamond League të Romës që do të zhvillohet këtë të enjte.
‘I jam shumë mirënjohëse gjykatës zvicerane-tha Semenja-shpresoj që pas këtij apeli unë të jem në gjendje që të garoj sërish lirisht’

sfidanti.al