“Vezë të arta” nga e drejta TV, Liverpuli fiton çerek miliardi!

U bë skuadra e parë angleze në histori që fitoi më shumë se 250 milionë paundë stërlina nga e drejta TV në një sezon të vetëm. Liverpuli e mbylli triumfalisht edicionin nga ana sportive, por edhe në aspektin financiar, ndërsa të ardhurat e tij nga televizioni arritën në 250.9 milionë paundë stërlina, apo 282.7 milionë euro. Nga këto, 152.4 milionë paundë stërlina (171.7 milionë euro) ishin të ardhurat nga Permier Liga, ndërsa Championsi i dha “vetëm” 98.5 milionë paundë stërlina (111 milionë euro).

Në tërësi, skuadrat angleze patën sërish të ardhura të mëdha nga e drejta TV, me Totenhemin që doli në vend të dytë me 235.2 milionë paundë stërlina të ardhura, dhe pas tij Mançester Siti (233.3 milionë), Mançester Junajtidi (225.2), Çelsi (182.7), Arsenali (174.2) dhe pastaj Bërnli me gati 108 milionë paundë stërlina. Premier Liga ka të ardhurat më të mëdha në botën e futbollit nga televizioni, me diferencë të madhe me kampionatet e tjerë kryesorë të Europës.

Sfidanti.al