Një foto që edhe më besimtarët e nacionales në Brazil nuk e kishin menduar. Nejmar e Kutinjo “telefonatë” golash për “mbretin” Leo, i cili ka dalë me dhimbje koke nga ndeshja. Kishte kohe pa përdoruar fjalët pa etikë se “situata me nacionalen është bërë punë m…”
Edhe pse thonë se magjia e tij do të kishte pushtet në çdo ekip, ajo që ndodhi me Argjentinën përballë Brazilit, është si të prekësh fundin e detit. Nejmar me shokë lodronin me topin, kurse Mesi me Higuain futeshin sa më thellë në një tunel 90 minutësh.
Alo, alo, Leo? Nejmar ka prishur syrin e keq përballë njeriut që admiron më shumë në fushë, duke dërguar 3 gola të pastër dhe shumë provokues në një tokë armiqësore që quhet Argjentinë.