Ka qenë një kohë kur Zllatan Ibrahimoviç nuk ishte saktësisht Ibra që njohim sot, një kampion i vërtetë i golit. Është Fabio Kapelo, një nga trajnerët e tij të parë në karrierën profesioniste, që tregon evoluimin e gjigandit suedezo-boshnjak. Italiani, që e pati Ibrën si lojtar tek Juventusi në vitet 2004-2006, tregon se ai ishte vërtet një talent i madh, por aspak efikas para portës.
“E kërkova tek Juventusi sapo shkova atje si trajneri, – thotë Don Fabio, – më parë doja ta merrja tek Roma, por aty kisha Totin, Kasanon, Batistutën, Montelën dhe Delvekion. Për fat të keq, ai doli më i dobët sesa mendoja unë”. Problemi kryesor i Ibrës ishte se duke u mësuar me lojën e Ajaksit, pëlqente më shumë të jepte asistë sesa të shënonte vetë.
Ai nuk godiste aq mirë drejt portës dhe nuk ishte aq i fortë në ajër, ndonëse tepër shtatlartë. Kapelo, gjithsesi, e kishte marrë për gola, jo për asistë, ndaj i hyri punës për ta ndryshuar. “Ibrahimoviç kishte të njëjtin nivel teknik si Van Basten, – spjegoi më tej Kapelo për “Goal.com”, – ndaj unë e vura që të shikonte disa video të golave të holandezit”. Për fat, suedezi ishte aq inteligjent sa të mësonte shpejt dhe u bë Ibra që kemi parë të gjithë.
B. Kuka