Si president ka kohë në detyrë deri në fillim të janarit. Më pas, Barak Obama do të largohet dhe Donald Tramp do të nisë punën si kreu i ri i shtetit amerikan. Gjithsesi, mulati i parë në krye të SHBA-së nuk deshi të largohej nga Shtëpia e Bardhë pa takuar një ekip të madh kampion. Klivlend Kavaliers ishte mysafiri i njeriut në ikje. Lebron Xhejms, një mbështetës i kandidates së partisë së Obamës, Hilari Klintonit, duhet të ketë qenë shumë i lumtur që takoi presidentin.
Po ashtu, duhet të ketë qenë si në shtëpinë e tij ku luajti me Zonjën e Parë, Mishelën. Lebron dhe Mishela zhvilluan atë që në Amerikë e quajnë “Gara e Manekinëve” (Manekins Çellënxh). Nuk mungoi një foto e kampionëve të NBA-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, si dhe dhurimi i një fanele të personalizuar për Barak Obamën.
B. Kuka