Revoltë në Argjentinë: Thërrisni Ikardin në kombëtare!

A i ka dëgjuar apo lexuar këto Lionel Mesi? Në Argjentinë, nëse beson mediat vendase dhe europiane, ka nisur një “kryengritje” e vërtetë e tifozëve pas humbjes së rëndë me Brazilin. Lajtmotivi është: Thërrisni Ikardin në kombëtare. Sulmuesi i Interit, sipas shumëkujt, është i përjashtuar nga bardhekaltërit për shkak të “vetos” së vënë nga Lionel Mesi, pas historisë së sulmuesit me gruan e tij të tanishme, Uanda Narën.
Maurito nuk thirret në kombëtare që nga viti 2013 ku luajti vetëm 7 minuta në Uruguaj-Argjentinë. Tifozët sulmojnë trajnerin Bauza që merr Praton në vend të golshënuesit më të mirë të Serisë A, një sulmuesi që shënon gol me çdo 3-4 gjuajtje në portë. A është e drejtë të këmbëngulim për Higuainin që në ndeshjet e mëdha nuk jep asnjëherë”, – vazhdojnë tifozët. Trajneri Bauza është me shpatullat pas murit, edhe pse askush nuk dëshiron të kritikojë Mesin. Veçse, Argjentina e Bauzës ka fituar vetëm 5 pikë në 5 ndeshje dhe rrezikon eleminimin nga Botërori.
B. Kuka