Do të jetë stadiumi “Uembli”, ish “Stadiumi Perandorak” (Empire stadium) që do të ketë të parën ndeshje me teknologjinë e futbollit, në ishullin anglez. Teknologjia VAR do të përdoret në ndeshjen miqësores me Anglisë dhe Gjermanisë këtë të premte. Kjo teknologji e re, pra VAR-i, do të provohet së bashku me teknologjinë tek vija e portës, gjë që është e pranishme prej 3 vjetësh.
Në “Uembli”, sistemi është i instaluar dhe u provua në një ndeshje bamirësie muajin e kaluar, ndërsa kjo do të jetë hera e parë në një takim të nivelit të lartë, edhe pse miqësor. Federata Angleze po ashtu planifikon ta përdorë VAR-in në disa ndeshje të turit të tretë të Kupës së Anglisë, dhe nëse provat do të jenë të suksesshme, teknologjia mund të përdoret zyrtarisht në Premier Ligën e sezonit të ardhshëm, 2018-2019.
VAR përdoret në Serinë A dhe në Bundesligë, por edhe në kampionate të tjerë (si ai holandez), dhe do të jetë në Kupën e Botës në Rusi. Përballjet Angli-Gjermani kanë pasur shumë diskutime lidhur me golat e dhënë ose të padhënë, si në finalen e Kupës së Botës në 1966 (në foto, goli i Hërstit), dhe në Botërorin 2010.
Sfidanti.al