E bëri në setin e dytë kur veshi një fund tradicional skocez, një “fustanellë” sipas shqipes. Rozher Federer i respektoi vendasit në Arenën Sportive të Gllazgout në një ndeshje për shfaqje ndaj idhullit vendas, Andi Marrej. Zvicerani, më i miri i historisë së tenisit, u vesh me “kilt”-in tradicional pasi kishte fituar setin e parë 6-3, ndërsa të dytin kur kishte pamjen e një skocezi, e humbi po 3-6. Në setin final u desh të luhej gjatë derisa Federer fitoi me pikët vendimtare.
Marrej, i bërë baba për së dyti këto ditë, provoi një ndeshje pasi u kthye nga dëmtimi që e ka lënë jashtë tenisit që prej Uimbëlldonit në qershor-korrik. Natyrisht, skocezi nuk ishte në 100 për qind të formës, ndonëse luajti për 1 orë e 40 minuta.
Sfidanti.al