Buffon per Itali-Suedi: Sfidë e rëndësishme për të gjithë italine

Historia përsëritet, Bufon thotë  se nuk e ndjen nevojën e saj, por një lojtar si ai kërkon ta bëjë historinë. Italia do tëluajë të premten ndaj Suedisë në fazën e playoffit të Botërorit 2018, evenimenti më i lakmuar nga futbollistët, por për Xhanluixhi Bufon kjo merr një tjetër vlerë. Portieri i Juventusit ,në Rusi, nëse Italia do të kualifikohet do të luajë botërorin e tij të 6 më karrierë gjë që nuk e ka arritur askush më parë

‘Ka gjithnjë një rrezik, e rëndësishme është që rezultati përfundimtar të jetë si ai i 20 viteve më parë-tha Bufon për RAI duke kujtuar debutimin e tij me fanelën e Të Kaltërve në 20 tetor të 1997 në Moskë, edhe në atë kohë Italia luante në fazën e playoffit.

‘Ndonjëherë më mungon ajo sjellja e lirshme pa shume mendime që të karakterizon kur je në moshë të re-vijoi Bufon-më shumë fiton, më shumë gabon e më shumë mëson. Tani jam më refleksiv dhe uroj që të jem bërë edhe një portier më i mirë’

Më pas Bufon e ktheu vëmendjen te situata aktuale dhe më konkretisht te ndeshja me Suedinë

‘Te Suedia të frikëson metodika-the Bufon-futbollistët e saj bëjnë gjithnjë të njëjtat gjëra, por I bëjnë shumë mirë. Me skuadra të tilla nëse luan si një ekip i notës 6 humbet, i notës 6.5 barazon dhe nëse luan si ekip i notës 7 fiton. Kështu që do të na duhet të bëjmë një ndeshje të mirë edhe në aspektin individual. Nuk duhet të ndjejnmë presionin e jashtëm. E dimë që do të luajmë dy ndeshje të rëndësishme për futbollin tonë e për të gjithë Italinë’.

Sfidanti.al