Një skuadër e madhe greke rrezikon të bjerë nga kategoria. Bëhet fjalë për Olimpiakosin për të cilin ekzison mundësia që të bjerënë Divizionin e dytë e madje edhe në ndonjë kategori akoma më inferiore për shkak të skandalit të shpërthyer për trukime ndeshjesh.
Në qendër të këtij skandali është vetë presidenti I Olimpiakosit, Evangelos Marinakis i cili akuzohet nga drejtësia helene se ka trukuar të paktën 2 ndedshje. Vlen të theksohet se që nga maji i 2017, Marinakis është edhe pronar i skuadrës së Championship në Angli, Notingam Forest.
Ndeshjet që sipas disa mediave greke konsiderohen të manipuluara nga Olimpiakosi janë ato me Veria 3-0 në 2013 dhe Atromitos 2-1 në shkurt të 2015. Përsa I përket sfidës mes Olimpiakso dhe veria, ajo u hetua edhe përpara 2 vitesh, porn ë atë kohe Federata Greke vendosi të mbyllë cështjen.
Olimpiakos që është në të njëjtin grup të Ligës së Kampioneve me Barcelonën dhe Juventusin ka qenë një skuadër dominuese në futbollin grek në 2 dekadat e fundit. Në 21 edicionet e fundit të kampionatit grek, Olimpiakosi e ka fituar titullin në 19 raste. Vetem Panathinaikos ka mundur të ndërpresë 2 herë dominimin e kësaj skuadre në vitet 2004 dhe 2010. Në total Olimpiakosi i Pireut ka 44 tituj kampion të Greqisë, kundrejt 20 të Panathinaikos.
Sfidanti.al