Pas një fillimi jo shumë të mirë dhe shkarkimit të Ançelottit, Bajerni i Mynihut me Jup Hejnkes në pankinë duket se ka marrë vetën. Skuadra bavareze ka fituar 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet duke u kthyer në krye të klasifikimit të Bundesligës, ndërkohë që në Ligën e kampioneve ka mundur të sigurojë një vend për në 1/8 e finaleve. Megjithatë për Levandovskin skuadra ka nevojë për përforcime të reja, per lojtare te rinj ne moshe.
‘Në këtë pikë mund të them se kemi vërtet një skuadër të mirë, por është e qartë se për futbollistët po ikin vitet-tha Levandovski-ne po ia dalim mbanë që t’i zëvendësojmë. Kemi Xhosh Kimih që është vërtet shumë i mirë për rolin që ka dhe po e mbulon më së miri pozicionin e një lojtari eksper sit Filip Lahm’.
Levandovski foli edhe për nevojën që një futbollist ka të pushojë në këtë kalendar të ngjeshur me ndeshje dhe dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Lajpcigun në 28 tetor.
‘Ndonjëherë edhe duke luajtur 20-30 minuta më pak ose thjesht duke qëndraur pushim në një ndeshje, një futbollist mund të rekuperohet më mirë dheë rikthehet më shpejt në normalitet. Ndoshta dëmtimi im erdhi pikërisht sepse nuk kam pasur kohë të pushoj’.
Sfidanti.al