Për shumicën e lojtarëve që kanë luajtur apo që luajnë futboll, 4 ndeshje radhazi pa gol nuk mund të jenë një problem i madh. Diçka që ndodh, por kjo nuk mund të thuhet për njërin nga golshënuesit më të mirë të historisë. Pasi mori çmimin si golshënuesi më i mirë në histori me 801 gola zyrtarë (ndonëse një Bican pretendon më shumë), Kristiano Ronaldo është ndalur dhe për 4 ndeshje radhazi nuk ka shënuar për Mançester Junajtidin. Që nga 30 dhjetori e deri tani. Nëse nuk shënon edhe të martën ndaj Bërnlit në Premier Ligës. Nëse nuk ia del i bëhen 5 ndeshje pa rrjetë, që do të thotë rekordi më i keq personal që nga viti 2010.
Sfidanti.al