Neymar Jr prej disa sezonesh është një prej futbollistëve që driblojnë më shumë kundërshtarët në botë. Sulmuesi I paris Saint Germain tashmë është bërë një specialist në këtë aspekt teknik të lojës dhe këtë e vërtetojnë faullat e shumta që merr në cdo ndeshje. Presitgjiozija CIES Observatory publikoi një studim ku rezulton se braziliani është futbollisti që pëson më shumë faulla për cdo ndeshje në Evropë
Në Ligue 1, Neymar ka përqindjen më të lartë të faullëve të shkaktuar teksa ka regjistruar një mesatare prej 14 faullësh të pësuar në cdo 289 minuta. Në vendin e dytë gjendet Angelo Fulgini i Angers me 27 faullë cdo 565 minuta, shumë larg Neymar
Përsa u përket ligave të tjera, Yangel Herrera është lojtari që merr më shumë faulla për ndeshje në La Liga me 15 faulla cdo 321 minuta I ndjekur nha Sanjurjo. Në Premier League, Michail Antonio i West Hamit kryeson renditjen me 15 faullë të provokuar cdo 369 minuta.
Sfidanti.al