Euroleague; anulohen humbjet në tavolinë 20-0 për shkak të Covid dhe ndeshjet mund të shtyhen

Bordi Drejtues i ECA që organizon Euroleague dhe Eurocup në basketboll për meshkuj konfirmoi modifikimin në rregullin e vecantë të saj që u miratua në shtator. Modifikimi ka të bëjë me ndeshjet e skuadrave të prekura nga Covid 19. Kështu në rastin kur një skuadër nuk i ka 8 lojtarët në dispozicion që janë në gjendje për të luajtur ose nëse një ekip do të jetë në karantinë për shkak të rasteve pozitive me coronavirus; atëherë mund të riprogramojnë ndeshjen e tyre deri në 3 herë nëse  do të ketë data të disponueshme. Nëse nuk do të ketë data, ose nëse nuk do të arrihet në numrin maksimal të ndeshjeve të riprogramuara, skuadra që shkaktoi këtë riprogramim të sfidës do të humbasë atë. Nuk riprogramohen ndeshje pas këtyre datave:

Faza e rregullt e EuroCup (22 dhjetor 2020)

EuroCup Top 16(23 shkurt 2021)

Sezoni i rregullt i Euroleague (13 prill 2021)

Playoffi i Euroleague(5 maj 2021).

Rregulli Special do të ketë efekt prapaveprues duke bërë që ndeshjet e anuluara deri tani apo që janë dhënë me humnbje në tavolinë 20-0 për skuadra që nuk janë paraqitur, të riprogramoben

Sfidanti.al