Dështimi i Italisë në Botërorin e Rusisë dhe dorëheqja e tij si president i Federatës së Futbollit në vendin e Apenineve, duet se do të jetë shqetësimi më i vogël për karlo Tavekion. Orët e fundit për ish kreun e këtij institucuini janë ngritur akuza akoma më të rënda; ato të ngacmimit seksual. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, një nga drejtueset Sportive në FIGC ka bërë të ditur se Tavekio ka ushtruar dhunë morale dhe psikologjike ndaj saj duke shtuar se ka udhëzuar përfaqësuesit ligjorë të saj të bëjnë denoncimin ndaj tij në Prokurorinë e Përgjithshme në Romë.
Episodi që përmendet në deklaratën e kësaj drejtuese sportive të Federatës, ka ndodhur në zyrën e Tavekios, ku ajo kishte shkuar për të folur për cështje pune. Me perdet e mbyllura, Tavekio iu afrua më shumë se c’duhej vartëses së tij madje duke bërë gjeste të papërshtatshme . Ajo shkon edhe më tej teksa deklaron se ka në zotërimin e saj video dhe audio që vërtetojnë akuzat e saj ndaj Tavekios për ngacmim seksual
sfidanti.al