MotoGP, Valentino Rosi: Terheqja nga garat me tremb

Per Valentino Rosi largimi nga garat e MotoGP eshte dicka e pamendueshme. Vete ‘Doktori’ e ka pohuar kete duke theksuar se e tremb ideja qe nje dite do te duhet te ‘dale ne pension’.

‘Ne kete moment nuk po e mendoj aspak diten kur do te largohem nga garat-tha 9 here kampioni i botes-e pranoj qe kjo ide me tremb jashte mase. Per mua do te jete e veshtire qe te te gjej dicka ndryshe ku te ndihem mire. Jeta ime eshte dhe do te jete gjithnje e lidhur me MotoGP. Akademia eshte nje ide e mire,  por nuk eshte e njejta gje’.