Tare dhe Lotito, tjetër strategji tek Lacio në krahasim me Romën

Nëse në pjesën verdhekuqe të kryeqytetit po bëhen goditje të forta si Dibala apo Vajnaldum, në gjysmën tjetër, atë bardhekaltër, ka një strategji tjetër. Igli Tare dhe presidenti Lotito kanë zgjedhur të rinojnë skuadrën, duke u mbështetur tek lojtarë të rinj italianë, që kushtojnë pak dhe që mund të përmirësohen shumë. Padyshim, kjo në bashkëpunim të ngushtë me trajnerin Sarri. Pas Kazales dhe Kançelierit, ja ku erdhën edhe 3 të tjerë Këta janë portieri Maksimiano që është 23 vjeç, mbrojtësi Xhila (22) dhe mesfushori Markos Antonio (22). i pari ishte te Granada në Spanjë, i dyti tek Real Madrid B dhe i treti tek Shahtari i Donjeckut.

Sfidanti.al