Fjalët e Klopit për Manenë janë një muzikë për veshën e Bajernit

“Sadio mund të arrijë nivelet që ka arritur Ibra”. Kështu është shprehur trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, për sulmuesin Sadio Mane që kaloi nga  “Anfildi’ në Mynih. Tekniku gjerman e pati disa vjet sulmuesin senegalez në ekip duke arritur mjaft suksese së bashku. Padyshim që ai është mërzitur që e ka humbur një lojtar të tillë, por vlerëson se Bajerni do të ketë shumë përfitime prej tij. E vetmja gjë që Klopi nuk ia uron dhe nuk ia parashikon Manesë është niveli i arrogancës së Zllatan Ibrahimoviçit. Pra të bëhet një legjendë si suedezi në futboll, por jo në karakter.

Sfidanti.al