Henri shpallet më i miri i historisë së Premier Ligës, por ku është Erik Kantona?!

Të dy janë francezë, dhe kanë lënë gjurmë të thella në Angli. Tieri Henri dhe Erik Kantona morën  në shpinë ekipet dhe i dërguan drejt suksesit, përkatësisht Arsenalin dhe Man. Junajtidin, por tifozët me sa duket e kanë kujtesën të shkurtër. Një sondazh i zhvilluar për periudhën e Premier Ligës në futbollin anglez, pra të 30 viteve të fundit, nxorri fitues pikërisht Henrinë që ishte i shkëlqyer tek Arsenali, me tituj e me gola. Në vend të dytë, Kristiano Ronaldo i Man. Junajtidit dhe i treti Mohamed Salah i Liverpulit. Në të vërtetë, Kantona meritonte më shumë vlerësim pasi ndihmoi “djajtë e kuq”të fitonin titullin pas 25 viteve dhe po ashtu një Kun Aguero i Sitit.

Sfidanti.al