Hall tjetër për Man. Junajtidin, duhet të gjejë sponsor tjetër pas 4 vjetësh

Kur thua këtë emër, të gjithë largohen  si “djalli nga temjani”.  Tifozët kanë protestuar shpesh ndaj pronarëve, Kristiano Ronaldo dëshiron të ikë, titujt nuk vijnë më në “Old Traford” dhe ja ku vjen  goditja e fundit. Sponsori gjerman TimVjuër (TeamViewer) ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Man. Junajtidin, ndërsa skadimi është në 2026. Ka ende kohë dhe gjermanët do ta respektojnë akordin deri në fund, por shqetësues është shkaku i largimit. Kompania mendon se marrëveshja me vlerë 47 milionë  paundë stërlina në vit është shkaku kryesor që aksionet e saj në bursë kanë rënë.

Sfidanti.al