Barcelona ka 3, ndërsa Reali nuk ka asnjë nga 10 lojtarët më të vlerësuar të Spanjës!

S’ka pra pse të habitemi që klubi madrilen thuajse nuk ka asnjë futbollist në kombëtaren e Spanjës, me përjashtim të ndonjë Karvahali apo Naçoje. Futbollistët më të mirë të furive të kuqe luajnë në të tjerë ekipe, ndërsa Reali është i mbushur me të huaj që nga porta deri në sulm. Barcelona ka plot 3 nga 10 lojtarët më të vlerësuar spanjollë, me në krye Pedrin, ndërsa të tjerët luajnë tek Sociedadi, Atletiko, Valencia, Vijarreali apo janë jashtë Spanjës si tek Siti apo Napoli.

10 më të vlerësuarit e Spanjës:

Pedri 80 milionë euro, Rodri 80 milionë euro, Ojarzabal 60 milionë euro, Ansu Fati 60 milionë euro, Gavi 60 milionë euro, Fabian Ruiz 55 milionë euro, Mikel Merino 50 milionë euro, Karlos Soler 50 milionë euro, Pau Torres 50 milionë, Markos Jorente 50 milionë euro.

Sfidanti.al