Szczesny në radarin e Barcelonës

Në fund të gushtit të kaluar, Wojciech Szczesny i befasoi të gjithë me njoftimin se kishte si qëllimin të varte dorezat në gozhdë në moshën 34-vjeçare. Një qëndrim i shyrë nga fakti që i dha lamtumirën Juventusit. Megjithatë, “gardiani” polak nuk e kishte parashikuar që, disa javë më vonë, do të hapej një derë e rëndësishme. Siç raporton “El Chiringuito”, Szczesny mund të jetë zëvendësuesi i të lënduarit Marc-André ter Stegen te Barcelona deri në fund të sezonit. Një ide sugjestionuese dhe e papritur, një pistë për t’u marrë në konsideratë, duke qenë se alternativat duket se nuk i bindin “Blaugranat”. Inaki Pena, portieri i dytë në skuadër në dispozicion të Hansi Flick, nuk jep garancitë e duhura. Profili i polakut është sigurisht më intrigues: ai nuk ka luajtur që nga Kampionatin Evropian, por nuk do të kishte probleme të rikthehej në formë dhe të ishte menjëherë i disponueshëm nën drejtimin e trajnerit gjerman.

sfidanti.al