Manchester City shënjestron Musiala-n, gati 100 mln euro

Vera 2025 pritet të jetë shumë e “nxehtë” në kampin e Bayern Munich e në veçanti për mesfushorin, Jamal Musiala. 21-vjeçari gjerman është një nga më të mirët e momentit në pozicionin e tij dhe ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re nga rivalët e Bayern-it në arenën europiane. Së fundmi, mediat britanike raportojnë se Manchester City, një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për Musiala-n është i gatshëm që të paguajë 100 milionë euro verën e ardhshme për gjermanin. Megjithatë, përtej faktit që Bayern nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori, City do duhet të përballet edhe me Real Madrid-in, me spanjollët që po ashtu e pëlqejnë shumë Musiala-n.

sfidanti.al