Superkupa e UEFA me tifozë, nis shitja e biletave në kohët e pandemisë

Nis shitja e biletave për Superkupën Evropiane mes Bayernit të Mynihut dhe  Sevillas e programuar të luhet në 24 shtator në Budapest. Është kjo një procedurë normale që shndërohet në të jashtëzakonshme pasi bëhet në kohët e pandemisë Covid. UEFA ka bërë të ditur se kjo sfidë në mënyrë eksperimentale do të zhvillohet me publik me 30%  të kapacitetit të stadiumit.

Kështu nga kjo e martë nisi bërja e kërkesave për një vend  në stadium një   proces që do të mbyllet të mërkurën në 19 shtator. Pas kësaj do të hidhet një lotari për dhënien e biletave për finalen e Superkupës Evropiane.

Po kështu në faqen e saj zyrtare UEFA publikoi edhe normat anticovid që tifozët fitues të lotarisë do të duhet të ndjekin kur të jenë në stadium; duhet të ruajnë distancën prej 1.5 m mes tyre, duhet të mbajnë gjithnjë maskën duke mbuluar hundën dhe gojën në të gjithë perimetrin e stadiumit; të lajnë dhe desinfektojnë duart sa herë që të jetë e mundur; t’I nënshtrohen kontrollit të temperaturës në hyrje të stadiumit(tifozët me temperature trupore 37.8 gradë ose më të lartë nuk do të lejohen të hyjnë në stadium; të ulen në stolin e përcalktuar për të garantuar distancimin social

Duhet thënë se është e ndaluar të hyhet në stadium edhe nëse tifozërt kanë vetëm 1 nga simptomat e Covid 19(kollë e thatë, ethe,  frymëmarrje e pamjaftueshme, dhimbje koke, dhimbje gryke, humbje të shijes apo nuhatjes, të vjella). UEFA bën të ditur se për të hyrë në Hungari, zotëruesit e biletave nga jashtë mund të bëhen subjekte të një ekzaminimi mjekësor të detyrueshmë në hyrje të vendit

Ata do të duhet që në cdo rast të tregojnë biletën zyrtare të ndeshjes dhe një test të negativitetit nga Covid I bërë brenda 3 ditëve në Hungari. Zotëruesit e biletave që vijnë në Hungari janë të detyruar të lënë vendin brenda 72 orëve pas hyrjes në vend. Biletat e Superkupës do të kushtojnë 30-120 Euro, por numri I vendeve të lejuara është ende subjekt I indikacioneve të autoriteteve hungareze; për skuadrat finaliste Bayern e Sevilla janë përcaktuar 3000 bileta secilës

Sfidanti.al