Liverpuli dominon formacionin e vitit, por s’e ka lojtarin numër 1

Pritej që kampionët të ishin më të shumtët në përzgjedhje dhe kështu ndodhi, ndonëse pati edhe mjaft të tjerë. Pesë lojtarë të Liverpulit zunë vend në formacionin e sezonit në Angli, ndërsa rivalwt më i afërt ishin Mançester Siti e Leisteri që patwn nga dy emra. Nga të kuqtë e Klopit ishin Aleksandër-Arnold, Van Dajk, Robertson, Henderson dhe Sadio Mane. Mançester Siti u përgjigj me Kevin De Brujnin, që u zgjodh edhe lojtari më i mirë i vitit, si dhe me mesfushorin tjetër, David Silva. Në sulm ishin Xhemi Vardi i Leisterit që fitoi Këpucën e Artë të Premier Ligës, dhe Obamejang i Arsenalit që shënoi 22 gola, ndërsa bie në sy prania e mbrojtësit turk të Leisterit, Sojunxhu.

Sfidanti.al