FIFA me rastin e rikthimit të aktiviteteve futbollistike, autorizoi në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë klubet që të marrin 23 futbollistë për ndeshjet e tyre dhe të aplikojnë rregullin e 5 zëvendësimeve në ndeshjet zyrtare.
Këto masa do të mund të aplikohen edhe në sezonin 2020/21 që në Spanjë nis këtë fundjavë. Federata Spanjolle e Futbollit i komunikoi La Ligës që rregulli i aplikuar në sezonin aktual në periudhën postcoronavirus. Drejtuesit e La Ligës kërkonin kthimin në normalitet, pra 3 zëvendësime dhe 18 futbollistë të grumbulluar për ndeshjet.
Por presioni i ushtruar nga disa prej klubeve bënë që La Liga të bëjë prapakthehu në qëndrimin e saj dhe të pranojë që të vijohet me rregullin aktual të 5 zëvendësimeve dhe skuadrave me 23 futbollistë.
Sfidanti.al