Nejmar doli pozitiv për koronavirus dhe u izolua. Së fundmi u shfaq edhe emri i Kilian Mbapesë, që gjithashtu është i detyrojë të rrijë i veçuar për 2 javë, dhe kjo bën që Paris SG të ketë një shqetësim të madh në prag të dy ndeshjeve të para të kampionatit francez. Sfidat ndaj Lensit dhe Olimpikut të Marsejës afrojnë, dhe trajneri Tomas Tuhel do të duhet të hedhë në fushë një skuadër tepër të dobësuar sidomos në fazën sulmuese. Të katër lojtarët kryesorë ofensivë nuk luajnë, pasi të padisponueshëm janë edhe Angel Di Maria e Mauro Ikardi. Në sulm pritet të aktivizohen Draksler, Sarabia dhe Çupo Moting, ndërsa repartet e tjerë janë në rregullt. Drejtori sportiv i klubit, Leonardo është shumë i nxehur me Federatën Franceze që, sipas tij, ka vonuar të informojnë PSG-në për Mbapenë.
Sfidanti.al