Sulmi në Londër, e pabesueshme ajo që tha Ozil për Kolashinac para 5 muajve

Orët e fundit në rrjetet sociale u bë virale një video ku shfaqej Sead Kolashinac teksa mbronte pa asnjë lloj arme në duar shokun e tij të skuadrës Mesut Ozil nga sulmi i dy keqbërësve të pajisur me thikë që tentuan t’i vidhnin makinën mesfushorit gjerman.

Dhe ndërsa Kolashinac luftonte, ozil hyri në një restorant për t’u mbrojtur e për të qenë larg vendit të ngjarjes. këtë të premte, Kolashinac bëri një postim në rrjetet sociale teksa publikoi një foto të tij me Ozil të shoqëruar me frazën: ‘besoj se jemi mirë’

Por më e pabesueshmja ndodhi 5 muaj më parë gjatë një intervistë ne kanalin zyrtar të Arsenalit të Ozil dhe Obamejang. Futbollistët u pyetën se cilin lojtar do të zgjidhnin për t’u mbrojtur në rast se do të përfshiheshin në një zënkë dhe si Ozil, ashtu dhe Obamejang mes të qeshurave u përgjigjën pa asnjë lloj hezitimi: ‘Sead Kolashinac’

sfidanti.al