Shëndeti i Franc Bekenbauer është në rrezik. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Der Spiegel’ që mori në zotërim një certifikatë mjekësore sipas së cilës, Kaizeri tashmë në moshën 73 vjecare ka shënuar një përkeqësim të gjendjes së tij që nga muaji prill.
Kjo certifikatë është në duart e avokatëve të legjendës së futbollit gjerman të cilët ia dorëzuan atë drejtësisë zvicerane. Në këtë certoifikatë theksojhet gjithashtu se Bekenbauer po humbet kujtesën dhe se cdolloj stresi do t’i rrezikojë jetën. Vlen të kujtohet se Bekenbauer po hetohet nga drejtësia helvete me akuzën e mashtrimit për fitoren e Gjermanisë të së drejtës së organizimit të Botërorit 2006
Kaizeri ka kryer operacione në zemër, shpinë dhe në kockat e legenit ndërsa para dy javësh, gjatë turneut të golfit që mban emrin e tij ‘Kaiser Cup’ u zbulua se humbi thuajse krejt shikimin nga njëri sy. ‘Der Spiegel’ bën të ditur gjithashtu se autoritetet e drejtësisë zvicerane i kërkuan avokatëve të Bekenbauer kartela të tjera klinike që provojnë gjendjen e rënduar të tij mjekësore.
sfidanti.al