Dani Alvesh ‘kërkon punë’ në Instagram: Kujt t’ia dërgoj kurrikulumin?

Dani Alvesh nuk zhgënjen asnjëherë kur bëhet fjalë për të bërë ndonjë ‘cmenduri’ apo me shakatë e tij. Këtë radhë futbollisti brazilian e shfaqi tëq gjithë humorin e tij të mirë me postimin më të fundit në Instagram.

‘Kërkoj punë, kujt t’ia dërgoj kurrikulumin tim?-shkruante Dani Alvesh në postimin e tij-dikush të më lajmërojë nëse ka kohë që ta lexojë’

Dani Alvesh që ka fituar 40 tituj(43 nëse përfshihen edhe 2 titujt e shtetit të Bahias dhe Botëori i U20) dhe tani ka mbetur pa skuadër pas mbylljes së kontratës së tij me Paris Sën Zhermenin. Megjithatë ai vazhdon të jetë energjik dhe kjo u duk edhe në Copa America ku Dani Alvesh u shpall lojtari më i mirë i turneut edhe pse në moshën 36 vjecare

sfidanti.al