Vijon ‘eksodi’ te skuadra amerikane e Basketbollit; edhe JJ Redick braktis botërorin

Shtohen gjithnjë e më shumë problemet për trajnerin e përfaqësueses amerikane të Basketbollit, Greg Popovic. Një tjetër basketbollist ka vendosur të braktisë Botëroin e Kinës dhe bëhet fjalë për veteranin e NBA JJ Redick.

Sipas gazetarit të ESPN, Adrian Vojanrovski, Redick e refuzoi ftesën që iu bë për të marrë pjesë në kampin e trajnimit që do të nisë në 5 gusht në Las Vegas në kuadër të përgatitjeve për evenimentin e rëndësishm të basketbollit

Redic që firmosi një kontratë me Neë Orleans Pelicans, tha të enjten se donte të ishte i pranishëm në kampin e trajningut, por nuk ishte i sigurt nëse mund ta bënte këtë, ndërkohë që familja e tij do të ndryshojë qytet. Vlen të kujtohet se në dy sezonet e fundit, JJ Redick tashmë 35 vjecar i ka luajtur me fanelën e Philadelphia 76ers.
Tashmë lista e basketbollistëve që kanë vendosur të mos shkojnë në botëror është zgjatur shumë, me JJ Redick që iu bashkohet emrave të tillë si Harden, Lillard, Davis dhe Kevin Love.

sfidanti.al