Mancester Siti është klubi që ka shpenzuar më shumë në 9 vitet e fundit në merkaton e transferimeve. Është ky përfundimi i studimit të kryer nga Observatori i Futbollit CIES që ka përpiluar edhe një klasifikim në lidhje me këtë pikë që kryesohet nga Mancester Siti.
Sipas këtij stufdimi, kampionët e Anglisë nga viti 2010 deri tani kanë shpenzuar 1.638 miliardë Euro. në vendin e dytë gjendet Barcelona me 1.525 miliardë dhe Celsi me 1.428 miliardë. Në klasifikimin e CIES të 20 klubeve që kanë shpenzuar më shumë janë edhe dy skuadra të Ligue 1, paris Sën Zhermeni dhe Monako. skuadra kampione e Francës gjendet në vendin e katërt me 1.392 miliardë Euro, me transalpinët që ndjenë impaktin e ardhjes së sheikëve të krye të tyre në vitin 2011. Përsa i përket Monakos, klubi i Principatës fgjendet në vendin e 12 me 862 milionë Euro të shpenzuara edhe pse në vitet e fundit investimet në këtë skuadër janë reduktuar ndjeshëm.
Pas Paris Sën Zhermenit, në vendin e pestë gjendet Juventus me 1.272 miliardë euro i ndjekur nga Mancester Junajtid, Reali e Atletiko madrid, Liverpul dhe Inter.
sfidanti.al